Te Valencia po insistojnë në mbajtjen e mbrojtësit të krahut të majtë, Jose Gaya edhe pas përfundimit të sezonit aktual.
E përditshmja spanjolle “AS” ka shkruar të mërkurën se drejtuesit e klubit po mundohen ta bindin Gayan ta rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2023.
Bëhet e ditur se Valencia deri më tani ka refuzuar të gjitha ofertat për Gayan, të cilin e konsideron si njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm në ekip.
Interesim për Gayan, tashmë kanë treguar Barcelona dhe Juventusi, ekipe që janë të gatshme të ofrojnë mbi 30 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e tij.
Gaya 25-vjeçar këtë edicion ka një gol e pesë asistime në 30 ndeshje të zhvilluara në La Liga. Ai është edhe reprezentues i Spanjës, ku ka shënuar dy gola në 13 paraqitje.