Londër, 30 janar – Evropa do të përfshihet nga valë e të ftohtit, ndërsa e para në shënjestër është Britania e Madhe, ku era arktike do të sjell rreth 10 centimetra borë të re dhe temperatura rreth minus 10 gradë.
Ngrirje më e madhe pritet të dielën, ku së pari do të përfshijë Skocinë, më pas do të vazhdojë në jug, duke sjellë deri të mërkurën e ardhshme edhe reshje të reja të borës në pjesë të Anglisë dhe Uelsit.
Këto parashikime mund të sjellin deri në probleme të mëdha në rrugë, hekurudha dhe aeroporte përgjatë vendit, përcjellë gazeta KOHA.
Zëdhënësi i Shërbimit meteorologjik “Meteo grup” ka deklaruar sot se pritet që vala e të ftohtit të shkaktojë të dielën në Skoci kalimin e shiut në borë dhe të përhapet drejt jugut deri të hënën në mëngjes kur temperaturat e ulëta do të godasin pjesën veriore të Anglisë.
Deri të martën ekziston rreziku nga reshje të fuqishme të borës pothuajse gjithkund në Britani, ka deklaruar zëdhënësi i Meteo- shërbimit.
Reshje të fuqishme të borës priten të mërkurën më shumë në Skoci dhe në Anglinë verilindore, ndërsa gjatë natës në mbarë Britaninë e Madhe pritet acar i madh.(koha.mk)