Paris, 23 korrik – Valë e re të ngrohtit me temperatura të pritura mes 37 dhe 43 gradë Celsius e kanë përfshirë sot Evropën veriperëndimore. Pritet ulje e temperaturave të premten.
Pothuajse të gjitha rajonet e Francës janë goditur nga nga moti i nxehtë, por nuk pritet të “rrëzohet” rekordi i temperaturave prej 46 gradëve nga qershori në jug të Francës. Në mënyrë të veçantë është goditur Parisi nga vala e re e ngrohtë – për të enjten priten temperaturat prej 41 gradëve. Rekordi paraprak prej 40,4 gradëve është nga viti 1947.
Temperatura të larta priten edhe në Gjermani. Për rajonin e Këlnit parashikohen 41 gradë, ndërsa në provincën Sar pritet rekordi “të bie” nga viti 2015 prej 40,3 gradëve.
Për shkak të valës së ngrohtë paralajmërim i veçantë për kohë të rrezikshme është shpallur në Belgjikë dhe Holandë.
Britaninë e Madhe të enjten e presin në pjesën juglindore 37 gradë, që është më tepër se rekordi aktual për korrikun prej 36,7 gradë dhe afrohet deri te rekordi absolut i temperaturave prej 38,5 gradëve nga gushti i vitit 2003.
Në Itali pritet valë e ngrohtë edhe për shkak të kësaj Ministria e Shëndetësisë shpalli për nesër rrezik në Peruxha, Torino, Bresha dhe Balcano, ndërsa “alarm temperaturash” për të enjten është edhe për Xhenovën, Veronën, Bolonjën, Romën, Peskarën, Rieti….