Jorge Valdano, duke folur për mikrofonat e “Tranzitor” në “Onda Cero”, ka analizuar ndeshjen e fundit të Real Madridit (fitoren 4-2). Ai tregoi një anekdotë shumë kurioze për trajnerin e tanishëm të ekipit të bardhë, Santiago Hernán Solari: “Kur isha drejtor sportiv, jam përpjekur ta shes disa herë. Çdo tre muaj takohesha me Solarin, i thoja të largohej nga klubi nisur nga rrethanat ekonomike. Kurrë nuk e pashë të mërzitur, ai më thoshte: Jo, nuk dua të iki. Përherë komunikonim me një ton shumë të përzemërt”.
Tani, në rolin e trajnerit të emergjencës, argjentinasi duhet të respektohet. Kështu mendon bashkatdhetari i tij, me rol drejtuesi te “Los Blancos”: “Solari duhet të flasë me autoritetin e plotë të një trajneri, jo të një punonjësi të klubit. Te Real Madridi, ajo që ishte e përkohshme fillon të jetë përfundimtare dhe kjo është e rëndësishme, edhe pse duhet të përmirësohemi ende si ekip”.