Bratisllavë, 19 korrik – Meteorologët paralajmërojnë se vala nga Gjermania dhe Austria e cila i shkaktoi përmbytjet mund të ndikojë edhe në Bratisllavë. Niveli i Danubit mund të rritet për 2,5 metra në Sllovaki, sipas të dhënave të fundit në faqen imeteo.sk, e cila e ndjek gjendjen e lumenjve.
Instituti hidrometeorologjik sllovak (SHMU) të dielën lëshoi paralajmërim për stuhi të mundshme të fuqishme në mbarë Sllovakinë, ku mund të bie sasi e madhe e shiut.
“Si rezultat i reshjeve të rrëmbyeshme ditëve të fundit në Gjermani dhe Austri përgjatë lumit Danub, presim rritje të dukshme në nivelin e ujit në rrjedhën sllovake të Danubit”, thonë meteorologët.
Niveli i Danubit arriti 526 centimetra në periferinë e Bratisllavës, Devin dhe 565 centimetra në Bratisllavë.
“Sipas vlerësimeve tona, niveli i ujit në Devin mund të arrijë 700 centimetra, ndërsa në kryeqytet 740”, citohet në kumtesën e SHMU-së dhe shtohet se rënia graduale e nivelit të Danubit mund të fillojë sot në orët e pasdites.