Shkup, 23 tetor – Vala e fuqishme gjatë vjeshtës ka rënduar laboratorët e testimit, por punohet në gjetjen e zgjidhjes për terminë të rinj, ka informuar sonte ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.
“Këtë fundjavë të gjithë laboratorët do të punojnë me kapacitet të plotë që të arrihet me përpunimin e testeve, ndërsa sot kemi biseduar për hapjen e terminëve të rinj në fillim të javës së ardhshme. Të gjitha kapacitet janë angazhuar maksimalisht, kolegët punojnë në tre ndërrime. Besoj se shpejtë do të gjejmë zgjidhje për tejkalimin e situatës”, theksoi Filipçe.