Shkup, 30 tetor – Bilancet e fundit me numra rekord të të infketuarve me virusin korona ka rënduar sistemin shëndetësorë. Mjeku, dibran Arben Agolli në një prononcim për TVM2 thekson se spitalet rajonale për shkak të kushteve dhe mungesës së personelit, pacientët me simptoma më të rënda nuk mund ti trajtojnë andaj I drejtojnë drejt klinikës infektive në Shkup.
“Është evidente se ne si shtet jemi në mungesë të mjekëve infektolog por edhe epidmeologoëve, dhe detyrimisht rrittet edhe rreziku që të ndodhin gjëra që nuk duhet të na ndodhin. Mendoj që kjo do të jetë një faktor plus që spitalet rajonale për pacientët të cilët do të jenë klinkisht më të rëndë ti dërgojnë direkt në Shkup dhe të mos i mbajn në repartet e tyre edhe për shkak të mungesës së personelit por edhe për shkak të mungesës së aparaturës, për shkak se kryesorja në trajtim është oksigjenoterapia.”, tha Arben Agolli, mjek.
Për të krijuar hapsira dhe shtretër të lirë për çdo situatë, Agolli propzon që disa qendra rajonale për sëmundje respirtatore të shënderohen në spitale kovid.
“Ne kemi disa qnedra për rehabilitim që janë në Leshok, në Oteshevë si qendra për sëmundje respirtatore, mendoj që nuk është keq që Ministria të mendoj që ato qendra të mund të riadaptohen për nevoja të kovid instruksioneve. Kështu që do të krijoheshin kapacitet që të mund të vendoeshin të sëmurët,”, tha Agolli.
Kërkesa për shtretër të lirë më e madhe është në Klinikën Infektive në Shkup, ku gjithsejt janë të hospitalizuar 152 pacient, ndërsa situate e ngjajshme me mungesë të shtretëve të lire është thuajse në të gjitha spitalet e vendit.