Vaksinohet edhe bashkëshortja e presidentit

52

Shkup, 8 mars – Bashkëshortja e presidentit Stevo Pendarovski, Elizabeta Gjorgievska sot pranoi vaksinën kundër coronavirusit.

Gjorgievska lajmin e shpërndau nëpër rrjetet sociale dhe publikoi disa fotografi.

“Stomatologjia për fëmijë tashmë është e vaksinuar”, shkroi ajo në përshkrimin e fotografive.

Ndryshe, vaksinimi për punonjësit shëndetësorë në Maqedoni filloi më 17 shkurt me vaksinat e dhuruara, ndërsa pas personelit mjekësor përparësi për vaksinim do të kenë të moshuarit mbi 70 vjet.