“Sipas hulumtimeve të fundit, personat me çrregullime psikiatrike, kanë rritje të rrezikut të infeksionit nga Covid-19 me 65%, dhe pacientët me sëmundje të rënda mendore kanë 1.5 deri në 2 herë më shumë shanse për të vdekur nga virusi”, thekson studimi
Shumica e vendeve evropiane po injorojnë pacientët e sëmurë mendorë në strategjitë e tyre të vaksinimit të Covid-19, pavarësisht se këto pacientë janë shumë të cenuar ndaj infeksionit dhe vdekjes nga virusi, sipas paralajmërimeve nga organizatat kryesore të shëndetit mendor.
Nga 20 vende evropiane të marra në studim, vetëm Holanda, Britania, Gjermania dhe Danimarka, kanë njohur se sëmundjet e forta mendore i përkasin grupit me rrezik të lartë dhe e kanë bërë kusht specifik për vaksinimin. “Pacientët e sëmurë mendorë janë injoruar tërësisht nga planet e vaksinimit dhe kjo duhet të ndryshojë”, tha Livia De Picker, një profesore tek Spitalin Universitar Psikiatrik, Campus Duffel, në Belgjikë, që është edhe bashkautorë e studimit.
“Sipas hulumtimeve të fundit, personat me çrregullime psikiatrike, kanë rritje të rrezikut të infeksionit nga Covid-19 me 65%, dhe pacientët me sëmundje të rënda mendore kanë 1.5 deri në 2 herë më shumë shanse për të vdekur nga virusi”, thekson studimi, që është publikuar tek prestigjiozja Lancet për Psikiatrinë. Hulumtuesit që zhvilluan sondazhin, së bashku me organizatat kryesore të shëndetit mendor në Evropë, i bënë thirrje Bashkimit Evropian që të caktojë standarde në rang rajonal, për të siguruar se pacientët e sëmurë mendorë, kanë prioritet tek vaksinat.
“Evropa ka parë se çfarë ndodh në vendet e tjera për të caktuar prioritetet e vaksinës dhe duke marrë parasysh se sa pak vende i kanë dhënë prioritet shëndetit mendor, situata është bërë neglizhuese edhe në kontinent”, tha Marion Leboyer, bashkautorë e studimit.