Paris, 1 dhjetor – Fushata e përgjithshme publike për vaksinimin kundër Kovid-19 në Francë është planifikuar për periudhën nga prilli deri në qershor, paralajmëroi sot presidenti francez, Emanuel Makron.
“Makron theksoi se vaksinat në fillim të vitit 2021 do të rezervohen kryesisht për grupet më të rrezikuara, ndërsa në periudhën nga prilli deri në qershor vaksinimi do të mbulojë një numër më të madh njerëzish”, shpjegoi ai.
Nga ana e tij, Kryeministri Zhan Kasteks paralajmëroi para Kuvendit kombëtar që të moshuarit që jetojnë në azile pleqësh do të vaksinohen si prioritarë kundër Kovid-19, në përputhje me rekomandimet e Organit të lartë për shëndetësi të lëshuar të hënën. Një “kategori” e stafit që punon në shtëpitë e të moshuarve do të jetë gjithashtu pjesë e kësaj vale të parë vaksinimesh”, theksoi kryeministri.