Shkup, 4 dhjetor – Qytetarët nuk do të detyrohen që të vaksinohen kundër Covid-19, tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Vaksina do të jetë falas, ndërsa fëmijët nuk do të përfshihen me këtë kategori vaksinash.
“Kjo vaksinë nuk do të jetë e obligueshme. Njëkohësisht për të nuk do të paguhet. Çdokush që do
, mund të vaksinohet”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.
Filipçe paralajmëroi se në fillim të vitit 2021 do të fillon vaksinimi i qytetarëve ndërsa janë siguruar 833 mijë vaksina për 400 mijë qytetarë përmes mekanizmit KOVAKS.
“Si prioritet do të vaksinohen punëtorët shëndetësorë të cilët punojnë në Covid qendrat ose janë të ekspozuar drejtpërsëdrejti ose punojnë me të infektuarit ose me rastet e dyshimta. Punëtorët që punojnë në pjesën e marrjes së strishove, qytetarët mbi moshën 65 vjeçare dhe pacientët me sëmundje kronike në pjesën e sëmundjeve kardio-vaskulare dhe të mushkërive”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Përveç këtij mekanizmi, ministri Filipçe tha se do të dorëzohen kërkesa për marrëveshje të drejtpërdrejta për vaksina me dy kompani botërore, Astra Zeneka dhe Fajzer. Pas përgjigjeve të tyre pritet edhe vërtetim definitiv se sasia shtesë do të mund të blihet në mënyrë të drejtpërdrejt prej kompanive për edhe 800 mijë doza.
Nga ana tjetër kryetarja e Komitetit për imunizim Aleksandra Grozdanova sqaroi se rregulli për marrje të vaksinës kundër Covid 19 është i njëjti si për vaksinat e tjera. Nevojitet që pacientët të cilët vaksinohen të jenë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Pacientët që janë shëruar nga Covid 19 varësisht nga gjendja e tyre dhe periudha kohore, nëse duan mund të vaksinohen. Duke pasur parasysh se do të kemi listë me prioritete, në një farë mënyre do të duhet të bëhen prioritet pikërisht këto kategori të qytetarëve”, theksoi Aleksandra Grozdanova – Kryetare e Komitetit për imunizim.
Përndryshe në bazë të analizave klinike, pas ditës së 21 nga doza e dytë e vaksinimit kundër Covid 19 mund të pritet rritje të titrit të antitrupave mbrojtëse. Si për çdo tjetër vaksinë pas marrjes së dozës së dytë, në periudhë prej një muaji mund të pritet efekti mbrojtës i vaksinës. Këto vaksina duhet të ruhen në frigoriferë në -70 gradë ndërsa të njëjtat do të arrijnë në fillim të janarit.