Shkup, 22 prill – Fillon vaksinimi kundër fruthit në terren sipas urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinim në terren për të gjithë fëmijët e pavaksinuar të moshës shkollore. Në 11 shkolla në territorin e qytetit të Shkupit në katër komuna sot do të bëhet vaksinimi i më shumë se 480 fëmijëve, deklaroi sot në SHFK “Jan Amos Komenski”, drejtori i Shtëpisë Shëndetësore Shkup, Zllate Mehmedoviq, ku ekipet shëndetësore duhet të vaksinojnë ose rivaksinojnë rreth 50 fëmijë.
Ai theksoi se në atë shkollë prej në mëngjes deri tani janë vaksinuar dy fëmijë. Në periudhën e fundit, potencoi, kemi pasur një vaksinim në terren që nuk ishte i suksesshëm dhe për atë së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë vendosëm ta përsërisim dhe ta mbulojmë numrin e fëmijëve të cilët nuk ishin vaksinuar.
“Sipas njohurive tona në rrethin e parë të vaksinimit në terren nuk ishin vaksinuar rreth 3.800 fëmijë. Prej tyre ishin vaksinuar vetëm rreth 300 fëmijë, që nuk është përqindje e kënaqshme. Për atë në dhjetë ditët e fundit presim ta përsërisim këtë vaksinim në terren dhe ta rrisim përqindjen e vaksinimit të fëmijëve”, tha Mehmedoviq.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për atë se cilat janë arsyet për mossuksesin e vaksinimit të parë në terren sqaroi se ajo nga aspekti i organizimit është zbatuar keq, sepse edhe krahas asaj që ka pasur njoftim nëpër shkolla nuk ka pasur bashkëpunim të vetëqeverisjes lokale me autoritetet shëndetësore, që të mund të ketë qasje të pandërprerë të ekipeve të tyre të vaksinimit deri te shkollat.
“Tani në nivel më të lartë është ngritur vetëdija për atë se sa e madhe është nevoja për vaksinim. Ministria e Arsimit në mënyrë aktive u përfshi me përkrahje të procesit të vaksinimit në shkolla. Ministria e Shëndetësisë dha rekomandime të qarta dhe urdhëra për atë se si duhet të zhvillohet dhe presim këtë herë përqindja të jetë më e madhe”, theksoi Mehmedoviq.
Në lidhje me atë nëse ka reagim nga prindërit të cilët sot nuk i kanë lëshuar fëmijët e tyre në shkollë ose kanë nënshkruar se nuk duan të vaksinohen ose rivaksinohen, tha se deri te ato ende nuk ka arritur asnjë reagim.
“Kjo është shkolla e parë ku fillojmë sot. Tani për tani nuk ka reagim nga prindërit. Presim gjatë ditës ose ditëve të ardhshme të shohim se si do të zhvillohet procesi, nëse do të kemi reagime. Do të jemi në komunikim të rregullt me ministritë e arsimit dhe shëndetësisë dhe do t’i informojmë për të gjitha problemet me të cilat ballafaqohemi në terren që t’i mënjanojmë menjëherë”, theksoi dr. Mehmedoviq dhe shtoi se rreth orës 15:00 do t’i kenë rezultatet për atë se sa nxënës janë vaksinuar në SHFK “Jan Amos Komenski dhe në SHFK “Petar Pop Arsov”.