Shkup, 13 gusht – Falas kundër gripit do të mund të vaksinohen grupet e rrezikuara të qytetarëve pa kufizime lidhur me fitimet. Konform rekomandimeve të Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH) dhe Programit për imunizim për vitin 2019 në kategorinë e grupeve të rrezikuara janë përfshirë: gratë shtatzëna në çfarëdo periudhe të shtatzënisë, fëmijë të moshës deri në 5 vjeç, persona mbi 65 vjeç, persona me sëmundje kronike si dhe persona të stacionuar në Qendra gerontologjike dhe të punësuar në këto Qendra dhe punonjës shëndetësor.
Siç ka bërë të ditur sot Ministria e Shëndetësisë, informata me planin aksionar për projektin “Vaksinim falas për grupe të rrezikuara, pa kufizime lidhur me fitimet” është miratuar në seancën e sotme qeveritare të 149-të.
Me këtë projekt planifikohet Ministria e Shëndetësisë përmes rrugës së furnizimit publik të sigurojë rreth 28 mijë doza vaksina kundër gripit sezonal dedikuar për vaksinim falas të personave të nënshtruar në rrezik të shtuar nga forma të rënda dhe komplikime të grupit.
“Mjetet për këtë formë do të sigurohen në kuadër të Programit për imunizim të detyrueshëm të popullsisë për vitin 2019, ndërsa vaksinat do të shpërndahen në Qendrat e shëndetit publik dhe sipas nevojës në institucione tjera shëndetësore të cilat do të kryejnë vaksinimin. Personat për të cilët është siguruar vaksinim falas nevojitet në Shërbimin për vaksinim të dorëzojnë në rishikim vërtetim për sëmundje kronike bashkë me udhëzimin nga mjeku amë. Caktimi i vaksinimit do të zhvillohet përmes sistemit elektronik “Termini im””, thuhet në komunikatë.
Vaksina kundër gripit sezonal krijon imunitet pas 14 ditësh nga vaksinimi e cila zgjat 8 deri 10 muaj. Periudha më e mirë për vaksinim kundër gripit është nga shtatori deri në fund të nëntorit çdo vit, por vaksina mund të jepet gjatë gjithë sezonit (nga shtatori deri në mars).
Në vitet e kaluara në vend në nivel vjetor vaksinohen nga 15 mijë deri në 45 mijë persona.(koha.mk)