Shkup, 31 korrik – Në pikat e vaksinimit në shtet dhe në terren, në përfundim me ditën e djeshme janë vaksinuar 514.021 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 3.302 ndërsa dje gjithsej janë vaksinuar 12.545. Në shtet gjithsej janë aplikuar 904.583 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 390.562 qytetarë.
Siç bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë vaksinimi po zhvillohet pa probleme në të gjitha pikat e vaksinimit në shtet, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren.
Me numrat e fundit, siç theksohet, 63 për qind e popullatës mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksinë, 61 për qind e popullatës mbi 65 vjeç është vaksinuar së paku me një dozë vaksinë, 55 për qind e popullatës mbi 60 vjeç është vaksinuar së paku me një dozë vaksinë dhe 45 për qind e popullatës mbi 50 vjeç është vaksinuar së paku me një dozë të vaksinës.
MSH-ja bëri të ditur se qytetarët pa termin të caktuar po vaksinohen, në pikat ekzistuese të vaksinimit në shtet. Procesi i vaksinimit në terren zhvillohet në territorin e të gjithë shtetit, me rotacione të ekipeve mjekësore në çdo fshat, vende të banuara rurale, lagje. Ueb platforma vakcinacija.mk është e hapur për termin për vaksinimin e fëmijëve.
MSH-ja u bën apel qytetarëve të përfshihen në vaksinimin masiv sepse vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë ta mposhtim virusin.