Shën Petersburg, 7 prill– Instituti Hulumtues i Vaksinave dhe Serumeve në Agjencinë Federale Ruse për Biomjekësi, sot kumtoi se vaksina e tyre kundër koronavirusit të ri është në listën e vaksinave të mundshme, të përpiluara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Deri më tani, kjo është e vetmja vaksinë e cila ndodhet në atë listë, kumtoi Instituti në Shën Petërburg.
Vaksina përbëhet nga proteina rekombinante e bazuar në epitopet e sipërfaqes së S-proteinës të virusit SARS CoV-2 (Kovid-19).
Siç theksohet, vaksinën të cilën e zhvilloi Instituti rus është testuar te kafshët dhe ka dëshmuar aftësi për të shkaktuar përgjigje specifike imune ndaj Kovid-19.(koha.mk)