Vaksina rezulton pozitive tek macet!

31

Prova e fazës 1 të vaksinës Covid-19 për macet, kryer nga kompania italiane Evvivax dhe testuar në Shtetet e Bashkuara në bashkëpunim me kompaninë amerikane Applied DNA Sciences, dha një rezultat pozitiv. “Në të gjitha kafshët e trajtuara kemi vërejtur formimin e antitrupave neutralizues pas një administrimi të vetëm të një ADN-je sintetike lineare dhe në fund të Prillit ne do të jemi në gjendje të shohim rezultatet e injeksionit të dytë”, tha Luigi Aurisicchio, CEO dhe drejtori shkencor i ndërmarrjet e bioteknologjisë.

“Është një rezultat shumë pozitiv që vërteton teknologjinë pas vaksinës. Modeli molekular është i njëjti i zhvilluar nga Takis për vaksinën e destinuar për njerëzit dhe po testohet me një kompani tjetër italiane. Rezultati i marrë tek macet “është prova e parë e vërtetë e parimit që një vaksinë gjenetike kundër virusit SarsCoV2 bazuar në teknikën e elektroporimit të ADN e cila stimulon përgjigjen imune”, u shpreh Aurisicchio.

Ky test i referohet teknikës që konsiston në injektimin e dozës së vaksinës, e ndjekur nga një impuls elektrik shumë i shkurtër që lehtëson hyrjen e vaksinës në qeliza për të aktivizuar sistemin imunitar. Hapi tjetër do të jetë matja e antitrupave të gjeneruar në macet pas tërheqjes dhe është planifikuar gjithashtu të testohet vaksina në mins, në të cilën virusi Sars-CoV2 përhapet shumë lehtë, deri në shkallën që të ketë shkaktuar epidemi që kanë çuar në shkatërrim të shumë kafshëve në ferma.