Vaksina që lufton HIV-in jep rezultat premtues

0

Trajtimi i pacientëve të infektuar me HIV zgjati për 48 javë. Rezultatet ishin befasuese thanë shkencëtarët, pasi u verifikuan trupa anti-HIV në sistemin e tyre imunitar.

Mjekimi që synon të sigurojë imunitet kundër formave të ndryshme të virusit. Megjithatë shkencëtarët thonë se duhen bërë më shumë testime për të përcaktuar nëse reagimi imunitar i zhvilluar mund të parandalojë infeksionin HIV tek njerëzit.

Rreth 37 milionë njerëz në botë janë të prekur me HIV apo AIDS, ndërsa 1.8 milionë raste të reja preken çdo vit.

Në fillimet e testimeve vaksina rezultoi e suksesshme edhe te majmunët e prekur nga një nga virus i ngjashëm me HIV-in. Përgjigjet ishin gjithashtu shpresëdhënëse pasi 67% e majmunëve të testuar rezultuan të mbrojtur nga virusi.

Comments are closed.