Depoja britanike mjekësore me ndikim “Lanset” vlerësoi se rezultatet nga faza e parë e testimit të vaksinës së parë kineze kundër Kovid-19 ndaj njerëzve, tregojnë se ajo është e “sigurt dhe nxit përgjigje të shpejtë të sistemit imunologjik”.
Në tekst theksohet se vaksina është provuar ndaj 108 vullnetarëve, të cilët ishin ndarë në tre grupe, nga të cilët secila ka pranuar doza të ndryshme.
Siç theksohet, vaksina është si infeksion natyror dhe e “mëson” mirë sistemin imunologjik si të luftojë kundër virusit korona.
Për 28 ditë, nga dita kur është zbatuar, vaksina jep reagime serioze, që do të thotë se organizmi njerëzor është tolerues ndaj vaksinës, shkruan “Lanset”.
Dy javë pas injektimit të vaksinës kanë filluar të paraqiten antitrupa kundër virusit SARS-KoV-2, të cilët e kanë arritur kulmin pas 28 ditëve.
Faza e dytë e testimit të vaksinës ka filluar me pjesëmarrjen e 508 vullnetarëve.
hulumtimin e zbaton ekipi i kryesuar nga profesoresha e biologjisë në Akademinë ushtarake për shkenca mjekësore, Çen Vei,
Në Kinë janë miratuar edhe dy testime të vaksinave kundër virusit korona ndaj njerëzve.