Jetët e mijëra bebeve mund të shpëtohen me zhvillimin e vaksinës së re për kollën e mirë. Foshnjat preken më lehtë nga ky infeksion, i cili ka një rrezikshmëri të lartë për jetët e tyre. Ndërsa rreth 200.000 të rinj vdesin çdo vit në të gjithë botën si rezultat i infeksionit të lartë ngjitës. Por një vaksinë e re do të jetë më efektive kundër asaj aktuales që po humbet fuqinë e saj. Një grup shkencëtarësh nga e gjithë Evropa janë duke punuar shumë për këtë studim. Ky studim është pjesë e një projekti të rëndësishëm evropian, që kërkon të zhvillojë një vaksinë më të mirë për kollën e mirë. Por ç’është kolla e mirë? Kolla e mirë është një infeksion bakterial shumë ngjitës në veshka dhe në frymëmarrje, të cilën e shkakton një bakter i quajtur B.Pertusis. Ai përhapet nëpërmjet kollitjes dhe teshtitjes së dikujt që ka këtë bakter. Kjo kollë e shkaktuar nga ky infeksion, ku prek bebet nën moshën gjashtëmuajshe, mund të zgjasë deri në tre muaj. Në shkallë globale ky infeksion i rëndë prek 16 milionë njerëz çdo vit. Simptomat e para janë të ngjashme me një të ftohur, por një javë më pas fillon shpeshtësia e kollës.