Vajzat e mia u ngjizën me fekondim artificial

16

Michelle Obama ka rrëfyer se ajo është ndjerë “e humbur dhe vetëm” pas një aborti 20 vjet më parë dhe se i është nënshtruar një fertilizimi in vitro për të ngjizur dy vajzat e saj.

“E ndjeva se kisha dështuar për shkak se nuk e dija se sa të zakonshme ishin gjëra të tilla, pasi ne nuk flasim për këtë,” – tha ish-zonja e parë në një intervistë për “Good Morning America” në televizionin ​​ABC. “Ne biem mbi dhimbjen tonë, duke menduar se ne jemi të gabuar,” tha ajo..

Michelle, e cila sot është 54 vjeçe, ka thënë se ajo dhe Barack Obama i janë të nënshtruar terapive për fekondimin artificial për të ngjizur Sasha-n dhe Malia-n, të cilat janë 17 dhe 20 vjeçe respektivisht.

“E kuptova se isha 34 vjeç, – tha Michelle Obama. – Duhej të përdorim inseminimin artificial”, sepse akrepat biologjikë kanë një kohë të caktuar. Të martën do të dalë në libraritë amerikane “Becoming,” libri i kujtimeve të Obamës, i cili do të fillojë nga Çikago një turne promovues të denjë për një yll roku në dhjetë qytete.

Comments are closed.