Vajzat e fisit Oromo, në rajonin juglindor të Kenias, fejohen që në ditën e parë kur lindin.
Me këtë traditë, thuhet se e ardhmja e vajzave është e siguruar, dhe se ajo ndërton marëdhënie të fuqishme mes familjeve dhe komuniteteve, transmeton gazetametro.net.
BBC ka publikuar një video në të cilën flet për traditën interesante të këtij fisi, në të cilën flasin edhe banorë të këtij fisi.
‘Vajza ime është 4 muajshe. E kam fejuar me një djalosh të quajtur Ibrahim. Askush tjetër nuk mund të martohet me të edhe nëse vdes’, ka thënë një baba për BBC.
Kjo nënkupton se vajzat duhet të martohen vetëm me atë që janë fejuar kur kanë lindur, dhe nëse ai vdes, ato nuk mund të marrin për bashkëshort dikë tjetër.