Në Klinikën për Anestezi, Rianimim dhe Shërim Intensiv – KARIL në Shkup, janë hospitalizuar katër pacientë me lëndime serioze në aksidentin afër fshatit Llaskarcë, dje në mbrëmje Në Qendrën Urgjente është transferuar edhe një pacient, i cili paraprakisht është vendosur në repartin në spitalin “8 Shtatori”. Vajzën së cilës i është amputuar këmba, pas dy operacioneve, është në gjendje të rëndë. Në gjendje të rëndë është edhe një pacient me lëndime në kraharor, i cili është në repartin për kujdes intensiv. Në mëngjesin e sotëm lëndimeve të marra iu nënshtrua edhe një burrë 39 vjeçar.
Për këtë sot informoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe drejtori i Qendrës Urgjente Ilir Hasani.
Drejtori Hasani deklaroi se pacienti është pranuar dhe operuar mes pacientëve të parë të cilët janë sjellë në klinikë. Pas trajtimit intensiv konservativ dhe operativ të pacientit, sot në orët e hershme të mëngjesit për fat të keq u është nësnshtruar lëndimeve.
“Në spitalin “8 Shtator”, në kujdes intensiv janë vendosur pesë pacientë. dy edhe më tej janë në aparatin respirator, gjendja në krahasim me ditën e djeshme nuk ka ndryshuar dhe tre të cilët nuk janë në aparat respirator, por kanë lëndime të rënda dhe janë në gjendje kritike”, informoi Filipçe.(koha.mk)