Një e dyshuar femër është arrestuar mbrëmë pas mesnate pasi ka rrahur nënën e saj. Siç raporton Policia e Kosovës, ato kishin pasur një mosmarrëveshje mes vete me ç’rast vajza e ka sulmuar nënën, transmeton Koha.net. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.