Një tinejxherë jazidi e shitur dhe skllavëruar nga ISIS-i, i ka treguar BBC-së se si ishe tmerruar kur në rrugët e Gjermanisë ishte takuar me personin që e kishte trafikuar dhe dhunuar në ISIS.
Ashwaq ishte vetëm 14 vjeçe kur sulmuesit e ISIS-it hynë në Irakun verior dhe pushtuan popujt jazidi. Ata morën qindra e mijëra gra si skllave seksi, përfshirë edhe atë. Ajo u shit për 100 dollarë tek një burrë i quajtur Abu Humam.
E dhunuar dhe rrahur, ajo megjithatë ia doli të ikte në Gjermani muaj pas asaj ngjarjeje së bashku me të ëmën dhe vëllanë. Disa muaj më pas në rrugët e Gjermanisë jashtë një supermarketi ajo dëgjoi dikë duke ia thirrur emrin. “Derisa po kthehesha nga shkolla, ai u afrua afër meje, ishte ulur përballë meje, dhe në gjuhën gjermane më thoshte, ‘Ashwaq, a je ti?’ Isha shumë e frikësuar”, i tha ajo BBC-së.
Ishte ai, Abu Humam. Ajo i kishte lajmëruar menjëherë autoritetet në Gjermani për të. Prokuroria federale në Gjermani ka hapur rastin dhe është në kërkim të Humanit. Por deri më tani nuk ka asnjë shenjë nga ai.