Shkup, 8 korrik – Shkupjania dhe vajza e saj 14 muajshe me gjasë janë rrahur dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në qendrën urgjente në Shkup. Siç mësojmë nga Klinika, tek foshnja janë konstatuar lëndime të rënda trupore, përkatësisht hematomë në kokë, dhe fraktura në të dy këmbët.
Nëna ka pasur lëndime të dukshme dhe plagë nëpër trup. Jozyrtarisht, gruaja së pari ka dhënë deklarata konfuze se si kanë ndodhur lëndimet, duke thënë se foshnja është ryzuar, dhe se nuk e ka ditur se si ka ardhur deri tek lëndimet, transmeton Koha.
Sipas policisë, K.M (20) dhe vajza 14 muajshe në 12 e 30 kanë shkuar në Qendrën urgjente, ndërsa mjekët menjëherë e kanë informuar policinë. Policia po vazhdon hetimet për të gjetur dhunuesit.