Vajza, mos punoni vetëm me të pasmet në palestër

Vajza, mos punoni vetëm me të pasmet në palestër, punoni me gjithë trupin dhe kujdes ushqimin! Këto këshilla vijnë nga një ish gazetare që tashmë është çertifikuar per “fitness nutrition”. Çenkuela Hasa foli sot nga studio e “Ditë e Re” në Ora News në statusin bloggere-s dhe nutricionistes dhe  dha këshilla të nevojshme për ushqimin dhe mirëmbajtjen e trupit, një trend ky gjithmonë në rritje. Çenkuela këshilloi vajzat dhe djemtë të kenë kujdes në formimin e trupit në palestër pasi duhet kombinuar  aktiviteti fizik me ushqimin e shëndetshëm

Çenkuela Hasa” Genet të ndihmojnë shumë. Të pasmet në palestër janë trendi i kohëve të fundit, sidomos pas fotove të Kimit, por vajzat manipulohen shumë shpejt. Të bësh të pasmet në palestër do shumë kohë dhe nuk do vetëm 2 muaj. Sot në palestër: meshkujt bicepsh, tricepsh dhe vajzat vetëm të pasmet. Duhet të punosh me gjithë trupin.

Bloggerja inkurajoi të gjithë që të mos e lënë trupin e tyre pas dore, pasi edhe vetë ajo ka humbur 10 kg duke bërë një  jetë të  shëndetshme, por fillimisht i është dashur shumë vullnet:

Çenkuela Hasa: ” Nuk jam për dietat ekstreme, ushqimi i shëndetshëm dhe aktivitet fizik. Kisha ca kg mbi peshë dhe mendova të ndryshoja stilin e jetës dhe jo jetë sedentare. Nuk dija të përdorja pistën e vrapimit, por me stërvitje dhe informacionin e nevojshëm ja kam dalë të humbas fillimisht 10 kg, por ka ndryshuar edhe stili i jetës. Unë nuk haja kurrë mëngjes, që në fakt është shumë i rëndësishëm.  Mëngjesi duhet të jetë kalorik. Buka integrale është më e mira sepse ka fibrat e nevojshme”.

Çenkuela i kushtonte shumë rëndësi ushqimit të freskët e të shëndetshëm dhe kurrsesi atij të përpunuar e të konservuar.

“Gjithnjë gatuani dhe merreni ushqimin me vete”-theksoi Çenkuela.

Një ecje apo vrap 40 minutësh në natyrë është shumë inspiruese dhe bën që të kesh dëshirën të shkosh më pas edhe në palestër për të ndërtuar format e trupit. Një rëndësi të veçantë duhet ti kushtojmë farave dhe frutave të thata dhe për të gjithë ata që bëjnë palestër, të mos gabojnë dhe të reduktojnë ushqimin, pasi sipas dietologes, kanë shumë nevojë për proteina.