Kjo kuzhiniere e re e ka kthyer hobin e saj në një biznes të gatimit, transmeton Gazeta Metro. Colleto Divito, gjithashtu është një femër e re me sindromin Down, të cilës i pëlqen shumë të gatuaj. Pasi u refuzua nga shumë punëdhënës, Colleto mori gjërat në dorën e saj, dhe ajo tanimë ka filluar prodhimin në kompaninë e saj “Collettey’s”, në Boston. “Gatimi është hobi im dhe prandaj provova të krijoj kompaninë time”, ka thënë Colleto. Ajo, biskotat e saj i shet në marketet lokale, mirëpo bënë edhe porosi online. Ajo, gjithashtu, ka dëshirë që të hapë dyqanet e saj në gjithë vendin dhe të punësoj njerëz me aftësi të veçanta.
Vajza me sindromin Down bëhet me biznes të saj (FOTO)
Leave a comment