Një franceze me sindromën Down e ka përmbushur ëndrrën e saj për prezantimin e motit në një televizion pas iniciativës në Facebook e cila është mbështetur nga 200 mijë njerëz. Vajza quhet Melanie Segard dhe është 21 vjeçe – ajo ka treguar parashikimin e motit në kanalin e dytë të televizionit publik në Francë të martën në mbrëmje, transmeton Klan Kosova. Fushata “Melanie peut le faire”, apo “Melanie mund ta bëjë këtë”, u iniciua nga një organizatë bamirëse franceze në përpjekje për të nxitur ndërgjegjësimin dhe përfshirjen e këtyre personave në jetën publike. “Unë jam ndryshe, por unë doja të tregoja tek të gjithë se mund të bëjë shumë gjëra”, tha ajo.