Në këtë video, të publikuar nga Daily Mail, do të shikoni vajzën me gjuhën më të gjatë në botë. Ajo është 18 vjeç, quhet Adrianne Lewis, dhe gjuha e saj arrin në 10 cm gjatësi. Ajo shfaqet teksa prek pjesë të ndryshme të trupit, madje edhe syrin. Adrianne ka një kanal personal në You Tube ku dhe poston videot e saj. Mendoj se e nxirrja shumë jashtë kur kam qenë fëmijë dhe më është zgjatur kaq. Por mund të jetë edhe gjenetike pasi gjyshërit dhe ime më kanë një gjuhë të gjatë gjithashtu, shprehet ajo. Ajo ka një kanal Youtube dhe herë pas here publikon veten e saj, por familjarët ndihen keq me komente të pakëndshme që bëjnë shikuesit.