Një vajzë 16-vjeçare mongole, e cila ndërron lëkurën çdo 6 javë për shkak të një sëmundjeje të rrallë, është përjashtuar nga shkolla sepse shokët e klasës janë të frikësuar prej saj. Shalini Yadav vuan nga Erythroderma, një sëmundje inflamatore e njohur ndryshe si sindroma e njeriut të kuq, të cilën doktorët e kanë të pamundur ta kurojnë. Ajo e ka të nevojshme të futë trupin në ujë çdo orë, pasi në të kundërt ka temperaturë, si dhe e ka të nevojshme të lyhet me një krem lëkure çdo 3 orë, pasi në të kundërt lëkura i përkeqësohet. Por familja e saj e ka të pamundur ta përballojë financiarisht kremin dhe ajo detyrohet të lyhet 1 herë në 45 ditë. Tashmë ajo është përjashtuar nga shkolla pasi shokët dhe shoqet janë të frikësuar, sepse ajo në pamje të parë duket si gjarpër që ndërron lëkurën. “Vuan që e vogël nga kjo sëmundje. Kemi parë disa doktorë, por asnjëri nuk mund ta kurojë atë. Sëmundja nuk po e vret, por po ia merr jetën dalëngadalë. Nuk kemi asnjë ide ku ta çojmë dhe çfarë kurimi mund t’i bëjmë”,- thotë mamaja e saj. “Është më mirë të vdesësh se të jetosh një jetë në mizori”,- shton më tej ajo.