Patricia dhe Kimberly O’Neill janë dy gra angleze nga Londra, të cilat vendosën që të krijojnë familje katër vite më parë, por nuk e imagjinuan se rrugëtimi që i bëri nëna pas pesë vitesh, do të ishte kaq i vështirë.
Kur në fillim iu drejtuan një klinike fertiliteti, menduan se ngjizja do të ishte shumë e lehtë duke pasur parasysh avancimin e teknikave mjekësore për farëzim artificial, por me kalimin e kohës kuptuan se gjërat nuk ishin siç i kishin menduar.
Patricia pësoi dy aborte spontane, njërin në vitin 2016 dhe tjetri në vitin 2017, shoqëruar me probleme me qarkullimin e gjakut, ku ju desh ti nënshtrohej një trajtimi specifik për tu kuruar. Bënte dy injeksione në ditë për katër vite me radhim, duke realizuar kështu dëshirën për tu bërë nënë.
Në momentin që çoi deri në fund shtatzëninë, u përfshi nga gëzimi dhe pati një ide origjinale për të festuar ardhjen në jetë të vogëlushes. Ajo bëri një shërbim fotografik me shiringat e përdorura gjatë trajtimit për të mbetur shtatzënë.
Kimberly i kishte ruajtur të gjitha, ishin 1616 në total dhe në bashkëpunim me fotografen Samantha Packer, u vendosën në formë zemre përreth vogëlushes, teksa ajo flinte e mbështjellë me një mbulesë me ngjyrat e ylberit.
“Është një prezantim i rrugëtimit tonë”, deklaroi Patricia, duke kujtuar se historia e saj dhe Kimberly, të dyja lesbike nuk ka qenë aspak e lehtë.
E pyetur lidhur me synimin e fotografisë ajo shpjegoi se, “Qëllimi është që të tregojë dashurinë dhe dhimbjen që kemi ndjerë gjatë gjithë rrugëtimit tonë për tu bërë nëna, me shpersë se do u japim besim dhe forcë të gjitha atyre grave që si ne nuk arrijnë të bëhen nëna lehtësisht”.