Një vajzë me probleme mendre raportohet të jenë në gjendje të rëndë, pasi është përdhunuar në grup nga drejtori i shkollës dhe tre mësues në Bihar të Indisë. “Ajo është fëmija im i vetëm”, ka thënë nëna e vajzës, që është mësuese e edukatës fizike në shkollën e mesme Kako, ku edhe ndodhi sulmi. Ajo shtoi që prioriteti kryesor i saj ishte të shpëtonte të bijën dhe të luftonte për drejtësi. Vajza është gjetur nga nëna e saj në një gjendje të çrregullt në çatinë e shkollës pas një kërkimi. Të katër të dyshuarit janë në arrati. Katër mësuesit e përdhunuan ata në çatinë ë shkollës, raporton Hindustan Times. E ëma e vajzës ishte në orë të mësimit kur ndodhi incidenti.