Vajza e Schumacherit vjen me një mesazh të fuqishëm

116

Vajza e Michael Schumacherit, Gina, së fundmi ka përcjellë një mesazh përmes rrjeteve sociale, transmeton “Zeri.info”, përcjellë gazeta Koha.mk. Vajza e ish-kampionit të Formulës 1 është një adhuruese e madhe kuajve dhe shpeshherë publikon fotografi nga garat në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ka ndarë një foto bardhezi, ku ka përcjellë edhe një mesazh. “Çdo gjë pozitive është më mirë sesa asgjë negative”, ka shkruar ajo në “Instagram”.

Kujtojmë se babai i saj ishte lënduar seriozisht para disa vjetësh derisa ishte duke skijuar.

Comments are closed.