Katërvjeçarja u bë një sensacion në internet kur u shfaq në sfond gjatë intervistës së babait të saj për BBC. Por me të vërtetë, kur Marion Kelly u fut në dhomën e babait të saj kur ai po jepte një intervistë për politikën e Koresë së Jugut, lindi një yll. Vogëlushja Marion po bëhet edhe më e famshme në mbarë botën që nga paraqitja e saj në konferencën për shtyp bashkë me familjen e saj. Teksa lëpinte një lëpizë e njëkohësisht dukej e mërzitur, ylli i vogël me ftohtësinë e saj dukej mahnitëse gjë e cila nuk u kalua pa rënë në sy, njofton Klan Kosova. Tashmë ajo është bërë edhe një ikonë e modës pasi një kombinim i tillë i rrobave që ajo kishte veshur kur u shfaq gjatë intervistës së babait të saj, janë duke u kërkuar për t’u blerë. Madje dikush në rrjetet sociale ka kërkuar që Marion të bëhet edhe presidente!
Vajza e reporterit të BBC bëhet ikonë e modës! (FOTO)
Leave a comment