Një kompiuteriste 29 vjeçare ka marrë gjithë lavdinë e botës për ndihmën që dha në zhvillimin e algoritmit që krijoi fotografinë e parë ndonjëherë të vrimës së zezë.
Katie Bouman bëri zhvillimin e një programi kompiuterik që arriti të realizonte fotografinë që konsiderohej e pamundur më parë.
Fotografia e mahnitshme, që shfaqte një kurorë pluhuri dhe gazi 500 milion trilionë kilometra larg tokës, u publikua dje.
Për Boumanin, krijimi i saj ishte realizimi i një përpjekjeje të jashtëzakonshme.
Ajo e kishte filluar punën për kijimin e algoritmit tri vjet më parë ndërsa kishte diplomuar në një prej universiteteve më të mira në botë, Massachusetts Institute of Technology [MIT].