Portieri i Seviljës, Tomas Vaslik ishte ndër më të mirët për luzitanët në takimin e djeshëm kundër Realit, të cilët e fituan me rezultatin e pastër 3-0. Vaslik bëri disa pritje fantastike, duke ndaluar goditjet e shumta të yjeve “Galaktikë” dhe duke mbajtur rrjetën e paprekur.
Por ajo që ka marrë vëmendjen më të madhe të medieve është nata e portierit Vaslik, të cilën e ka kaluar në spital. Një ditë para ndeshjes kundër Realit të Madridit, portieri çek i ka qëndruar pranë vajzës së tij, e cila ishte rrëzuar dhe kishte nevojë për kujdes në ambientet spitalore.
Trajneri i Seviljës, Pablo Mashin nuk ngurroi të komplimentonte portierin e tij pas ndeshjes, duke thënë: “Një duartrokitje të gjatë për Tomas! Të gjithë e dimë se çfarë ka bërë ai brenda, por dhe jashtë fushe këto dy ditë. Një shembull!”