Jade Leboeuf është një nga modelet dhe aktoret më simpatike në Francë. Bukuroshja është po aq e suksesshme sa babai i saj, ish-mbrojtësi i Chelsea-s Frank Leboeuf. Ky i fundit pasi i dha lamtumirën futbollit u fut në botën e aktrimit, ku ka qenë protagonist në disa filma deri tani, ashtu sikurse edhe vajza e tij. Jade ka një fizik me forme tepër seksi, kjo duket edhe në fotot që ka ndarë me 80 mijë ndjekësit që ka në profilin e saj në “Instagram”. Bukuroshja është kthyer në një imazh reklamash, ku po korr mjaft sukses në vendin e saj, Francë.