Vajza e Ismail Kadaresë, zv. presidente e Asamblesë së Përgjithshme në OKB

47

Informacionet e fundit tregojnë se Besiana Kadare, Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, është zgjedhur zv.presidente për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Vlen të cekët se Besiana Kadare është e bija e shkrimtarit të shquar, Ismail Kadare. Lajmin e ka dhënë vetë Ambasadorja Kadare në Fb:

“Jam krenare të njoftoj se Shqipëria është zgjedhur zëvendëspresidente e sesionit 75 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, u shpreh ajo.

Postimi i plotë:

Është një nder i veçantë të shërbej si zv.presidente e këtij sesioni historik dhe mezi pres të punoj me Ambasadorin Volkan Bozkir, Presidentin e sapozgjedhur të Asamblesë së Përgjithshme nga Turqia.

Ky është një privilegj i madh dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për t’i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një vëmendje të madhe në arenën ndërkombëtare.

Secili grup rajonal në OKB përfaqësohet me një zëvendëspresident në Asamblenë e Përgjithshme. Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore (anëtarët e EEG, përfshijnë Ballkanin, Evropën Lindore, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Azerbajxhanin, Armeninë etj.

Comments are closed.