U përdhunua dhe vra në mënyrë barbare në moshën 8-vjeçare, nga nëna e një shoqes së saj. Është ky fati tragjik i Sandra Cantu, e cila u zhduk në Tracy, një qytezë në Greater Bay Area në lindje të San Francisco, SHBA.
I gjithë komuniteti u vu në lëvizje për gjetjen e saj, deri kur u gjet e pajetë pas 14 ditësh në fundin e një kanali kullues.
Vogëlushes i ishin dhënë doza të forta Xanaxi, ndërsa më tej ishte përdhunuar me një objekt të fortë. Nga hetimet e kryera dyshimet ranë mbi nënën e shoqes së të ndjerës, Melissa Huckaby, 29 vjeçe beqare.
Gruaja u ndalua në banesën e saj ku u gjet një çekiç me njolla gjaku. Rezultoi se gruaja vuante nga çrregullime psikologjike, ndërkohë që pak ditë më parë, kishte helmuar një fëmijë tjetër me ilaçe.
Melissa, e cila u diagnostikua me çrregullim bipolar dhe skizofreni rrëfeu gjithçka. Javën e kaluar ajo u dënua me burgim të përjetshëm, lidhur me krimin e kryer në vitin 2010.