Një vajzë 4-vjeçare kineze, Yaxin, e shtruar në spitalin e Pekinit “u martua” me të atin, heroin e saj të vetëm. Kjo pasi babai i mban gjithmonë dorën, teksa vogëlushja përballon terapitë e forta kundër leucemisë, ndërsa gjendja e saj është kritike.
“Ceremonia” u mbajt fundjavën e kaluar, ndërsa pamjet e saj u përhapë me shpejtësi në rrjetet sociale. Ishte babai i saj Yuan ai që organizoi “martesën”, ashtu siç dëshironte vajza e tij, ndërsa tashmë është në kërkim të fondeve për vijimin e kurave.
“Deri në fund nuk do dorëzohemi”, thanë prindërit për mediat vendase. Por për të plotësuar dëshirën e vajzës, spitali i Burin liroi një sallë të madhe.
Babai tha se, “Yaxin, është dashuria më e madhe e imja”. Kështu ai u ul në gjunjë para së bijës, i dhuroi një tufë me lule dhe e përqafoi.