Një nxënëse e klasës së nëntë thotë se është përdhunuar nga tre djem të ndryshëm, njëri prej të cilëve me HIV Aids, në banjon e një shkolle të mesme.

Vajza 14-vjeçare,  e cila nuk e ka zbuluar identitetin e saj u shpreh se ishte përdhunuar dhe detyruar që të bënte seks oral në banjon e Miami High School, Florida.

Nxënësja tha për WSVN se djali i parë, që ishte nxënës i shkollës, e kishte kapur nga bluzja dhe nuk e kishte lënë të dilte nga banjo. Më pas e kishte përdhunuar.

Advertisements

Rasti tjetër i kishte ndodhur pas orës së mësimit, kur ajo duhej të qëndronte për mësimin e matematikës. Në nxënës tjetër e detyroi atë që të shkonte në banjo me të. Sapo shkoi në banjo ajo ishte detyruar që të kryente seks oral për dy djemtë që ishin aty. Vajza i kishte treguar mësuesit të saj rreth incidenteve të ndodhura duke shkruar në një deklaratë: “Djali më kapi fort nga dora dhe më dërgoi në banjon e djemve… nuk munda të marr frymë. Unë po mbytesha dhe po qaja.”

Si përgjigje shkolla pezulloi 3 djemtë e përfshirë në incident si edhe vetë vajzën.

Nëna e vajzës u shpreh se shkolla kishte thënë që vajza ka pasur dëshirë duke vënë në dukje faktin se nuk ka bërtitur apo ikur.

Një hetues tha se njëri nga djemtë që dyshohet se ka përdhunuar vajzën ishte me HIV pozitiv ndërsa tjetri me gonorre.

Edhe pse vajza ka filluar mjekimin, mjekëve iu duhet të paktën 1 vit që të përcaktojnë nëse ajo është e infektuar me sëmundjen e rëndë.

/Ora News.tv/