Bruksel, 20 qershor – Eurodeputeti dhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian Ivo Vajgëll i pyetur ta komentojë qëndrimin e Presidentit Gjorge Ivanov për Marrëveshjen me Greqinë, tha se nga BE-ja në shumë raste ka dërguar porosi se Maqedonia duhet të shikojë nga ardhmëria.
“Obligim i politikës, partive politike dhe presidentit të shtetit është të kujdesen për perspektivat e gjeneratave të ardhshme të qytetarëve të Maqedonisë. Kjo perspektivë më e sigurt është me anëtarësimin në BE, madje edhe në NATO. Kështu që nuk mund të ketë dilema për atë si duhet të jetë qëndrimi i presidentit të shteti, i cili nuk mund të jetë përfaqësues i partisë së tij politike por tërë Maqedonisë dhe të gjithë banorëve të Maqedonisë. Kjo është porosi për Ivanovin. Kjo do të ishte shumë e dobishme edhe për Maqedonisë, ndërsa edhe për atë, si do ta mbajnë mëndë njerëzit kur do ta kuptojnë këtë”, ka deklaruar Vajgëll për MIA-n.