Bruksel, 23 janar – Raportuesi për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgëll e prezentoi Propozim-rezolutën për Maqedonisë lidhur me raportin e progresit për vitin 2016 të Komisionit Evropian, për të cilën para fundit të këtij muaji për herë të parë do të diskutojë në Komitetin për Punë të Jashtme (AFET) të Europarlamentit në Bruksel. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, për herë të parë në këtë Rezolutë, Vajgëll, përveç se në emër të PE-së për Maqedoninë për të tetën herë propozon hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, si risi jep propozim për strukturat më të larta politike dhe institucionet e BE-së të zhvillojnë “nisma të reja” së bashku me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara për negociatat për emrin, Methju Nimic, me çka do t’i jepet fund kontestit shumëvjeçar midis Maqedonisë dhe Greqisë. Në fillim të Propozim-rezolutës së përgatitur nga eurodeputeti Vajgëll, fillimisht përsëritet se ajo i merr parasysh konstatimet e Këshillit Evropian të Samitit të Selanikut në vitin 2013 dhe premtimin se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Evropian është në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, merret parasysh Marrëveshja për stabilizim dhe asociim midis Maqedonisë dhe BE-së, Marrëveshja e Ohrit, statusi i ndarë i vendit kandidat për anëtarësim në BE në vitin 2005, Marrëveshja e Përzhinës, Prioritetet reformuese urgjente për vendet të ndara nga Komisioni Evropian dhe raporti i progresit të KE-së i 9 nëntorit të vitit të kaluar. Në të notohet edhe Deklarata e Konferencës së Parisit për Ballkanin Perëndimor të 4 korrikut të vitit 2016, raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të zbatuara me sukses më 11 dhjetor 2016, Rezolutat 817 dhe 845 e Kombeve të Bashkuara për Maqedoninë të vitit 1993 dhe aktvendimi i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë për shkeljen e Marrëveshjes së përkohshme nga ana e Greqisë drejt Maqedonisë. Duke e pasur parasysh atë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën në Maqedoni kanë pasur jehonë shumë të madhe të votuesve, në fillim të Propozim-rezolutës për Maqedoninë theksohet se “reformat dhe përgatitjet për inkuadrim drejt BE-së janë penguar nga polarizimi politik”. Gjithashtu vërehet regres në disa sfera të rëndësishme, gjegjësisht se nevojitet përkushtim në çështje kyçe në procesin e reformave siç janë reformat në gjyqësi, administratën publike dhe media, papunësia tek të rinjtë dhe shqyrtimi i Marrëveshjes së Ohrit. Raportuesi Vajgëll, në draft versionin e tij të Rezolutës së Parlamentit evropian për Maqedoninë thekson se ka nevojë për “përkushtim serioz nga të gjitha forcat politike që vendi të kthehet në rrugën e vet drejt integrimit në BE”. Ai rekomandim edhe se “qeveria e re duhet të miratojë dhe të zbatojë reforma të fuqishme”. “Negociatat për anëtarësim duhet të hapen pas plotësimit të kushteve për atë, veçanërisht që vendi konsiderohet si një prej vendeve më progresive lidhur me harmonizimin me legjislaturën evropiane. Kontestet bilaterale duhet të përfshihen në mënyrë përkatëse me standardet e BE-së dhe të Kombeve të Bashkuara dhe nuk duhet të paraqesin pengesë për fillimin e negociatave inkuadruese”, theksohet në mënyrë decide në Propozim-rezolutën e PE-së për Maqedoninë. Konkretisht, në propozimin e Vajgëll përshëndetet “respektimi i lirive fundamentale, të shfaqur në zgjedhjet e 11 dhjetorit 2016″. Gjithashtu, ju bëhet thirrje të gjitha partive politike t’i pranojnë rezultatet e zgjedhjeve në interes të stabilitetit vendor dhe theksohet përgjegjësia e tyre që të sigurohet se nuk do të ketë më ngecje në krizën politike”. “Europarlamenti bën thirrje për formimin e ri të qeverisë së re me qëllim që të shfrytëzohet mandati që të vazhdojë me reformat e nevojshme dhe vlerëson se është me rëndësi esenciale bashkëpunimi midis partive për zgjidhjen e sfidave vendore dhe të sfidave lidhur me BE-në. PE konstaton se procesi zgjedhor është përmirësuar, duke i përfshirë edhe kornizat ligjore, listat zgjedhore dhe mjedisin medial”, thuhet në propozim-Rezolutë. Gjithashtu, me këtë rast shfaqet shpresa se parregullsitë dhe mangësitë e pretenduara, përfshirë edhe frikësimin e votuesve, blerja e votave, keqpërdorimi i mjeteve publike, gjithashtu, do të zgjidhen në mënyrë efektive nga ana e organeve kompetente në pikëpamje të zgjedhjeve lokale në maj të vitit 2017. PE-ja e thekson edhe nevojën për depolitizimin e administratës zgjedhore me qëllim që të rritet besimi i opinioni në zgjedhjet e ardhshme. Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, në projekt Rezolutën bën thirrje në vullnet politik për zbatim të tërësishëm të Prioriteteve urgjente reformuese dhe marrëveshjen e Përzhinës. PE i bën thirrje edhe Komisionit Evropian, në mundësinë e parë, por para fundit të vitit 2017, ta vlerësojë progresin e vendit për implementim dhe të dorëzojë raport deri te Parlamenti Evropian. Ndërsa derisa të fillohet me realizimin e reformave, PE-ja e mbështet vazhdimin e Dialogut inkuadrues të nivelit të lartë (HLAD) për ndihmë sistemore të vendit në këtë sferë. Gjithashtu propozim Rezoluta paralajmëron për “pasojat potenciale negative nga shtyrja e mëtejme e procesit të inkuadrimit të vendit drejt Bashkimit Evropian”. Parlamenti Evropian në projekt versionin e Rezolutës u bën thirrje të gjitha partive të tregojnë vullnet politik për tejkalimin e ndarjeve në rrethimin politik dhe sërish të angazhohen në dialog. Gjithashtu theksohet, sërish roli kyç i Kuvendit në zhvillimin demokratik të vendit si forum për dialog politik dhe përfaqësim. Në këtë version të Rezolutës të përgatitur nga raportuesi Ivo Vajgëll, u bëhet thirrje funksioneve mbikëqyrëse të përforcohen dhe të mundësohet funksionim i papenguar i komisioneve parlamentare për ndjekjen e komunikimeve dhe Komisionit për siguri dhe kundërzbulim. Kërkohet qasje e tyre e papenguar dhe kundërzbulim. Kërkohet qasje e tyre e pa penguar deri te të dhënat e nevojshme dhe dëshmitë me qëllim që të sigurohet kontroll i besueshëm parlamentar ndaj shërbimeve relevante. Lidhur me gjyqësinë, propozimi i Vajgëll është që Parlamenti Evropian të shfaq keqardhje për ecjen prapa në reformat, e dënon involvimin e sërishëm politik në punën e tij, përfshirë edhe në vëzhgimin dhe avancimin e gjykatësve dhe prokurorëve, si dhe rastet e drejtësisë selektive. Kërkohet vullnet politik për progresin e reformave gjyqësore, përfshirë përmes përmirësimit të transparencës së procedurave për emërim dhe avancim dhe me uljen e detyrës në procedurat gjyqësore. Gjithashtu, u bëhet thirrje autoriteteve të sigurojnë profesionalizëm në Këshillin Gjyqësor. Në raport me “Prokurorinë speciale, slloveni Vajgëll propozon në rezolutën për Maqedoninë që të nënvizohet se “e njëjta ka ngritur akuza të para penale në lidhje me malverzimet që dalin nga përgjimi”, por edhe se “PE-ja është e shqetësuar për sulmet dhe obstruksionin kundër punës së prokurorisë dhe mungesës së bashkëpunimit nga institucionet tjera”. PE-ja, gjoja konsideron se është me rëndësi thelbësore për procesin demokratik që të mundësohet që zyra e Prokurorisë speciale të zbatojë hetim themelor në autonomi të plotë. Raportuesi Ivo Vajgëll propozon që PE-ja të miratojë rezolutë në të cilën do të vërejë se “çmohen orvatjet në luftën kundër radikalizmit islamik në Republikën e Maqedonisë” për luftë kundër terrorizmit, e cila gjithashtu i definon konceptet e ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit, parandalimit dhe riintegrimit dhe bën thirrje në bashkëpunim më të madh mes organizatave të sigurisë dhe civile me bashkësisë lokale, si dhe bisedime të mëtutjeshme për përcjellje të vazhdueshme të luftëtarëve të kthyer të huaj nga ana e shërbimeve të sigurisë. Propozim-Rezoluta e eurodeputetit e përshëndet miratimin e “Strategjisë nacionale për barazi dhe jodiskriminuese 2016-2020”, por paraqet shqetësim për mosanshmërinë dhe pavarësinë e Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi dhe e përsërit gjykimin e saj të gjuhës së urrejtjes kundër grupeve të diskriminuara.
Lidhur me gjendjen ndëretnike, Propozim-rezoluta e Ivo Vajgëll thotë se e njëjta “mbetet e dobët”, kështu që u bën thirrje të gjitha partive politike dhe organizatave qeveritare për promovim aktiv të shoqërisë inkluzive dhe tolerante multietnike dhe multikonfesionale dhe të përforcohet bashkëjetesa dhe dialogu. “Parlamenti Evropian i përkujton liderët qeveritarë dhe partiak në angazhimet e tyre për zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe të përfundohet verifikimi, duke i përfshirë edhe rekomandimet politike”, propozon Vajgëll për Maqedoninë. Gjithashtu, në propozim Rezolutë shprehet shqetësim lidhur me lirinë e shprehjes dhe në mediat, përdorimin e fjalorit të urrejtjes, ndikimin dhe presionin politik, duke përfshirë edhe përmes reklamave qeveritare, edhe pse të njëjtat më shumë se një vit e gjysmë nuk i ka në mediat e Maqedonisë. Por, eurodeputeti Vajgëll propozon që t’i bëhet thirrje Qeverisë që të sigurojë se frikësim aspo dhunë ndaj gazetarëve nuk do të ketë dhe se hetimi përgjegjësit për këtë akt do t’i çojë para drejtësisë.