Në kohën kur ngadalë po u afrohemi sistemeve me gjithnjë e më pak porte, arrin laptopi VAIO SX12 me ndoshta numrin më të madh të porteve në një model. Fotografia përcjellëse na tregon se çfarë portesh ofron ky laptop, përcjell TweakTown.
Ky laptop i ka këto porte: 3x USB-A, USB-C, HDMI, Ethernet, zllotin për kartela SD, portin VGA dhe portin për kufje.
Brendia e pajisjes sjell procesorin e gjeneratës së tetë të Intelit në formën e Core i5 ose Core i7 (çipat katërbërthamësh), deri 16 GB memorie RAM dhe SSD deri 1 TB, shkruan KOHA Ditore. VAIO ofron baterinë që qëndron deri 14 orë, tastierën e qetë me madhësi të plotë, lidhjen opsionale LTE, trackpad multitouch me dy taste, sendorin e shenjave të gishtave, lyerjen për mbrojtje nga reflektimi në ekranin 12,5-inçësh.
VAIO SX12 së pari do të paraqitet në Japoni me çmim prej 1100 deri 2000 dollarësh, varësisht nga hardueri që do të përzgjedhin shfrytëzuesit.