“V-ja fluturuese”/ Avion i ri, jo vetëm projekt

Planet për një avion në formë V-je, që nuk konsumon shumë karburant, të njohur si V-ja fluturuese, duket se po shkojnë drejt konkretizimit pas njoftimit se kompania kombëtare ajrore holandeze, KLM, do të ndihmojë në financimin e tij.

I projektuar që të përmirësojë fluturimin, V-ja fluturuese u ideua nga Justus Benad, asokohe student në universitetin teknik të Berlinit, dhe u çua më tej nga kërkuesit e universitetit delft të teknologjisë, në Holandë, i njohur si TU Delft.

Dizajni i tij futurist, sjell një kabinë pasagjerësh, karburatorë dhe ndarje për mbajtje mallrash në krahë.

Mendohet se avioni do të konsumojë 20 për qind më pak karburant se airbus A350-900 ndërsa do të mund të mbajë një numër të njëjtë pasagjerësh.

Në V-në Fluturuese mund të udhëtojnë 314 pasagjerë ndërkohë që airbusi A350 mban nga 300 deri në 350 pasagjerë. Projekti po ashtu pasqyron shtrirjen 65 metërshe të krahëve të A350, që i mundëson atij shfrytëzimin e infrastrukturës aktuale të aeroporteve.

Konsumi më i vogël i energjisë i avionit vjen kryesisht si rezultat i aerodinamikës së tij dhe pse kontribuon edhe pesha e reduktuar. Kërkuesit shpresojnë të bëjnë një testim domethënës këtë shtator ndërsa një moket i projektit do të hapet për publikun në aeroportin e Schipolit në Amsterdam, në tetor, në kuadër të festimeve për 100 vjetorin e KLM. Avioni i kompletuar pritet të hyjë në shërbim në vitet 2040-2050.