Sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni, ka komentuar humbjen e pësuar ndaj Turqisë. Ai ka thënë për “RTSH”:
“Rasti i humbur në pjesën e parë? Na penalizoi shumë. Mendoj se kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, pavarësisht se u ndëshkuam nga një gjysmë gabim”.
“Ne nuk jemi Spanja, që të shpërdorojmë aq shumë raste. Pjsa e dytë? U futëm me vrullë, por goli i shpejtë i pësuar na demoralizoi. Mbrojtja e tyre ishte në vështirësi, por nuk arritëm të përfitonim”.