Utah Jazz është rikthyer në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 118-113 arritur sot në fushën e Portland. Ndeshje e ekuilibruar shumicën e kohës, ku diferencën e bënë Kessler me 29 pikë, Clarkson me 28 e Markkanen me 23 pikë
Fiton edhe ekipi i Clippers, që mundi 119-97 San Antonio, në një sfidë të dominuar nga skuadra vendase. Norman Powell me 26 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli, ishte më i miri në fushë për kalifornianët në këtë sfidë.
Fitore pas kohës shtesë arriti skuadra e Atlanta, që mundi 124-122 Toronto. Trae Young me 33 pikë e 12 asist ishte më i miri në fushë. Philadelphia u ndal në fushën e saj, pasi u mund 112-109 nga Minnesota (Edwards 25 pikë), ndërsa Indiana, falë 22 pikëve e 14 asist të Haliburton, mundi 114-113 Orlando.
NBA – Rezultatet e sotme
Atlanta – Toronto, 124-122
Indiana – Orlando, 114-113
Philadelphia – Minnesota, 109-112
Portland – Utah Jazz, 113-118
Clippers – San Antonio, 119-97