Brooklyn rikthehet te fitorja në kampionat, pas fitores 114-112 ndaj New York, një ndeshje e hapur deri në sekondën e fundit. Ai që bëri diferencën ishte Kyrie Irving me 40 pikë, mbështetur nga Green me 23 pikë. Fitorja rikthen Brooklyn në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes.
Në Perëndim, vijon të dominojë ekipi i Utah Jazz, që sot u mund 11-103 nga Dallas. Doncic me 31 pikë e Smith me 23 ishin lider në fushë për Dallas, duke i bërë të pavlefshme 28 pikët e Convley për miqtë.
Në vendin e dytë në Perëndim ndodhet Phoenix, që mundi 133-130 Houston në një ndeshje spektakolare, duke korrur suksesin e gjashtë radhazi. Booker realizoi 36 pikë, Ayton 27 pikë e 11 rebound, duke qenë më të mirët në parket.
NBA
Brooklyn – New York, 114-112
Dallas – Utah Jazz, 111-103
Minnesota – Sacramento, 116-106
Oklahoma – Detroit, 108-132
San Antonio – Cleveland, 101-125
Toronto – Washington, 103-101
Houston – Phoenix, 130-133