Sipas studimeve të fundit ushtrimet fizike gjatë shtatzënisë ulin rreziqe të ndryshme duke filluar nga dhimbjet e shpinës e deri tek depresioni.
Por nëse një grua nuk ka ushtruar asnjëherë në jetën e saj, atëherë këto ushtrime duhet të bëhen me kujdes më të shtuar, njofton Klan Kosova.
Aktivitetet fizike gjatë shtatzënisë janë shumë të rëndësishme pasi që rrisin fleksibilitetin dhe kjo është shumë me rëndësi gjatë procesit të lindjes.
Disa nga këto ushtrime i kemi paraqitur më poshtë.