Ushtrimet fizike parandalojnë problemet me trurin

28

Aktiviteti i rregullt fizik, i tillë si ecja e shpejtë, vrapimi ose çiklizmi në moshën e mesme shoqërohet me më pak dëmtime të trurit. Kjo përkatësisht në 25 vite më vonë, thonë shkencëtarët. Sasi më të mëdha të aktivitetit fizik ‘me intensitet të moderuar’ në moshën e mesme kanë një efekt ‘mbrojtës’ në tru teksa plakeni, shprehen studiuesit e Qendrës Mjekësore Irving të Universitetit të Kolumbisë.

Autori i studimit Priya Palta tha se gjetjet sugjerojnë që aktiviteti fizik, veçanërisht gjatë moshës 50 vjeçare është i lidhur ngushtë me shëndetin e trurit.

“Bërja e të paktën një orë e 15 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar në javë mund të jetë e rëndësishme gjatë gjithë jetës tuaj për promovimin e shëndetit të trurit dhe ruajtjen e strukturës aktuale të trurit tuaj”, tha Palta. Palta konfirmoi se rezultatet tregojnë se të qenit aktiv në moshën e mesme ka përfitime të vërteta të trurit. “Ky studim i shton provave që tregojnë se ushtrimet me intensitet të moderuar janë të rëndësishme për të ruajtur aftësitë e të menduarit gjatë gjithë jetës tuaj”, përfundon Palta.